Rama dhe Veliaj nisin fushatën, kryeministri: Paç fatin e lali Erit!
Kryetari i bashkisë së Tiranës, dhe kandidat i PS-së për një mandat të tretë, Erion Veliaj zgjodhi të prezantonte strategjinë e Tiranës, duke shënuar politikisht edhe hapjen e fushatës elektorale të PS. Prezenca e kryeministrit Edi Rama ishte për të treguar mbështetjen dhe punën në ekip të mazhorancës.
Rama u fokusua tek programi i qeverisë së tij për rritjen e pagave, jo atë në muajin prill, por duke e shtrirë këtë strategji deri në prag të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. “Në fund të prillit paga minimale të jetë 40 mijë lekë të reja. Në 2025-n të jetë 45 mijë lekë”.
Kryetari i mazhorancës nuk e ndoqi prezantimin e Veliajt deri në fund, me justifikimin se po shkonte të punonte për fitoren e në kryeqytetet. “Të kesh qenë kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe të shohësh këtë prezantim, e ke të pamundur të mos thuash me vete ‘paç fatin e Lali Erit’”, tha Rama.
Projektet e prezantuara nga kryebashkiaku i Tiranës ishin të fokusuara tek investimet në infrastrukturë, arsim dhe inovacion.