Rama dhe Veliaj takojnë kryebashkiakun e ri të Romës. Gualtieri: Roma e gatshme për të bashkëpunuar ngushtësisht me Tiranën

Kryetari i ri i Bashkisë së Romës, Roberto Gualtieri priti në zyrën e tij kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Kryebashkiaku Gualtieri tha se Roma është e interesuar të bashkëpunojë me Tiranën sidomos vitin që vjen kur Tirana do mbajë titullin “Kryeqyteti Europian i Rinisë”.

“Roma është e gatshme për të bashkëpunuar ngushtësisht dhe miqësisht me Tiranën dhe gjithë Shqipërinë për shumë tema të përbashkëta, duke nisur nga viti i Rinisë që do keni dhe për të përballuar së bashku sfida të mëdha të qëndrueshmërisë, inovacionit, rigjenerimit urban, ku di që janë ndërmarrë projekte të rëndësishme, për sa i përket aspektit social, për dialogun kulturor mes popujve, mes qytetarëve dhe mes qyteteve”, nënvizoi Gualtieri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?