Rama dhuron gjak

 

Për të dytin vit rresht, Kryeministria iu bashkua fushatës vullnetare për dhurimin e gjakut.

Në ambientet e Kryeministrisë u vendos njësia e lëvizshme e Kryqit të Kuq Shqiptar, i cili sot nisi edhe fushatën e dhurimit të gjakut.

Ndër të parët që dhuroi gjak ishte Kryeministri Edi Rama, i pasuar nga stafet e departamenteve të Kryeministrisë. Ky kontribut do të shkojë në mbështetje të jetës për fëmijët talasemikë.

SHKARKO APP