Rama: Ditëlindjen e PS-së ta festojmë me fitore domethënëse më 21 qershor

 

Kryeministri Edi Rama uron socialistë për festën e Partisë Socialiste.

Në Facebook, Rama shpreh respektin për ata që e krijuan dhe drejtuan në të gjitha nivelet Partinë Socialiste gjatë këtyre viteve.

“U uroj nga zemra te gjithe socialisteve gezuar ditelindjen e Partise Socialiste e cila sot udheheq perpjekjen historike per te bere shtetin modern dhe europian te shqiptareve; partise qe ne gjithe rrugetimin e saj ka ditur te jete mbrojtes i denje i interesit kombetar dhe misherim i demokratizimit shoqeror; bashkesise politike te plot fitoreve e arritjeve per Shqiperine dhe te ringritjes se guximshme e te suksesshme pas deshtimit, ne nje rrugetim tanime te gjate thuajse çerek shekulli,” shkruan Rama.

“Respekt per ata qe e krijuan dhe drejtuan ne te gjitha nivelet Partine Socialiste te Shqiperise gjate ketyre viteve te jashtezakonshme per vendin e per shoqerine tone; mirenjohje per te gjithe ata qe me perkatesine e tyre shpirterore e politike ne kete familje te madhe e rriten dhe fuqizuan Partine Socialiste si fuqine e padiskutueshme te ndryshimit,” lexohet në mesazhin e Ramës që mbyllet me urimi:

Le ta festojmë këtë ditelindje me nje fitore domethenese ne 21 qershor! Per Partine Socialiste dhe si gjithmone per Shqiperine qe duam”

SHKARKO APP