Rama: Do falen gjobat/ Kreu i shoqatës së biznesit: Boll gënjeve, ato ishin të kundraligjshme!

Kryeministri Edi Rama u shpreh se është vendosur të mos ekzekutohen gjobat e vëna dhe se do të bëhet kthimi i të gjitha patentave dhe të gjitha mjetet e bllokuara.

Por pas kësaj deklarate të Ramës ka reaguar kryetari i Shoqatës së Biznesit të vogël dhe të mesëm, Shpëtim Agolli. Ky i fundit me anë të një postimi në rrjetet sociale ka thënë se Rama po gënjen.

E më tej është pyet se çfarë gjobash hoqi Rama kur ato ishin të kundraligjshme?!

Mes rreshtash në postimin e tij kryetari i Shoqatës së Biznesit të vogël dhe të mesëm, Shpëtim Agolli ka shkruar për Ramën ‘’Boll bëre propagandë me shifra miliona euroshe, po hidhi lekët në treg se nuk janë as të tuat, as të ndonjë tjetri që i ke varur thesin në qafë.’’

Në përfundmin të postimit të tij ai është shprehur se Rama është bërë si si lugati në ëndërrat e fëmijëve që tregon filma horror me luftë dhe me varfëri partizane.

Postimi i plotë:

Ky është gallatë fare. I vetmi kryeministër në botë që bën vendime nëpërmjet fb. -Falen gjobat e vendosura ndaj qytetarëve në këtë periudhë -thotë. -Po çfarë gjobash fale o i papërgjegjshëm. Ti dhe vetë e di që po gënjen, por të paktën mos gënje dy herë për të njëjtën gjë. E para, ku u bazove, në çfarë ligji u bazove që iu vije gjoba qytetarëve, vetëm e vetëm për presion. E dyta, çfarë gjobe hoqe kur ato ishin të kundraligjëshme, apo prite sa të aprovoje ligjin dje në parlament.E fundit. Na thuaj kur hyn ligji penal në fuqi ta dimë të mos sëmuremi, sepse para se të shkojmë në spital, mos shkojmë në burg qoftë larg për secilin nga ne, se po të jetë për ty, as dëgjon nga ai vesh ti. Dhe e fundit fare. Boll bëre propagandë me shifra miliona euroshe, po hidhi lekët në treg se nuk janë as të tuat, as të ndonjë tjetri që i ke varur thesin në qafë. Ato janë para të biznesit dhe sot i takojnë vetëm biznesit. Boll dole në tv, se u bëre si lugati në ëndërrat e fëmijëve dhe mos na trego më filma horror me luftë dhe me varfëri partizane.

SHKARKO APP