Rama: Do të ketë të tjera lehtësime, por kam një merak (VIDEO)

Përmes një postimi në facebook, kryeministri Edi Rama flet për lehtësim edhe më shumë të masave por thekson se ka merak sjelljen individuale sipas rregullave të mbrojtjes së shëndetit për veten, familjen, shoqërinë.

Nga ana tjetër, kreu i qeverisë thotë se është e pajustifikueshme të kthehemi mbrapsht nga mungesa e vëmendjes. Për më tepër, Rama thotë se kemi një bilanc fatastik në përballimin e koronavirusit.

Në videon e shpërndarë, kreu i qeverisë shkruan se ”kjo e dielë e bukur është me frymëmarrje më të qetë”, ndërkohë që paralajmëron lehtësime të vazhdueshme në vijim.

Postimi i plotë i Kryeministrit Edi Rama:

KJO E DIELË E BUKUR me frymëmarrje më të qetë, do të pasohet nga lehtësime të vazhdueshme në vijim, POR MBETET MERAKU I MADH i sjelljes individuale sipas rregullave të mbrojtjes së shëndetit për veten, familjen, shoqërinë!

? Deri në daljen e vaksinës, e gjithë bota po shkon drejt një normaliteti të ri, me kufizime të arsyeshme që fillojnë nga VETËDIJA NJERËZORE E QYTETARE e secilit prej nesh.

? KEMI NJË BILANC FANTASTIK deri këtu, TË ARRITUR SË BASHKU dhe është e pajustifikueshme që të kthehemi mbrapsht, si pasojë e mungesës së vëmendjes ndaj shëndetit?

Kalofshi sa më mirë dhe më e mira do të bëhet, me durim, mirëkuptim, bashkëpunim, PËR FAMILJET TONA dhe PËR SHQIPËRINË??☀️

#SËBASHKU❤️??

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/551765925746504/?__xts__[0]=68.ARDAtizlVaoqbHHBDZPi0tKafTRxQ8RFAkhWWKJs15PlAEuT3ZtHCk0c7Xs3L_awfjekeeNRYoqHOXiWUpbIlhMmEbYws8HF0XLtdekkugHZ9g6tr6npY6QqqiE3DUQD-ZkbpvjatqoxcE9rdl5sVSLjRglCg3-UBQZSwjO3CIZJ5cr5x4-E6k1E15deuzvgjMJ3FLrWlPxYBEO3-JzldntOCcwUXtDfJTEel6EFhyUfrXddKiG8C_9w0h3Wh32RkYV1EsnDgykJkxtc1IYH6ms_P5Fcn8OHrUO02OP5z1Lkopl5KJLWXmI1YQTY5CEyYGrYscGBnqQlwFonSmEl64LpMIY&__tn__=-R

SHKARKO APP