Rama do të shkojë në Kosovë? Zbulohen disa detaje

Më 10 qershor në Prishtinë do të mbahet një aktivitet me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, dhe ku sipas agjendës është i ftuar edhe kryeministri Edi Rama.

Aktiviteti organizohet nga fondacioni Ibrahim Rugova dhe Partia Lidhja Demokratike e Kosovës. Në draft program bien në sy personalitete të njohur si ish-kryeministri britanik Toni Blair, gjenerali Westli Klark, Massimo Dalema dhe ambasadori amerikan në Prishtine Jefri Hovenier.

Natyrshëm që emri i parë në këtë draft program është ai i kryeministrit të Shqipërisë, por që ende nuk dihet nëse do të ketë një konfirmim apo jo edhe pse organizatorët thonë se ftesa i ka shkuar.

SHKARKO APP