Rama doli i djersitur nga Kuvendi, Edi Paloka: Efekti i dozës tek ”pjata e ngrohtë”

Kryeministri Edi Rama di të prodhojë lajm, qoftë edhe me një foto. Teksa ishte në zyrë pas fjalës në Kuvend, Rama u pa djersitur. Deputeti dhe kreu i Këshilit Kombëtar i PD-së, Edi Paloka nuk e ka lënë pa e komentuar. Për të djerësitja vjen nga efekti i vizave që kryeministri thith para se të shkojë në Kuvend.

”Pyesni ata që ”i ngrohin pjatën”. E dijnë të gjithë ata që i qëndrojnë afër pse-në e fjalimeve të gjata në seancat e sikletshme në Parlament dhe djersitjen e këputjen e menjëhershme pas përcartjes euforike.

Është thjeshtë efekti i vizave që thith përpara se të hyjë në sallë dhe më pas zgerlaqja, pasi i del efekti i dozës që ka marrë. Prandaj nuk ka pranuar kurrë që të futet testi i drogës për deputetët në Kuvend kur janë ngritur akuza për këtë çështje”,-shkruan Paloka në një postim në facebook.

SHKARKO APP