Rama drejt Brukselit, do të pritet nga Presidentja e Komisionit Europian
Kryeministri Edi Rama, mësohet se nesër do të udhëtojë drejt Brukselit. Ai do të pritet nga Presidentja e Komisionit Europian.
Ursula Von Der Leyen do të bëjë bashkë në një drekë pune 6 liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, të enjten e 19 shtatorit, ku në fokus të diskutimeve do të jenë agjendat e reformave dhe rritjes.
5 vendet, veç Bosnje-Hercegovinës, kanë dorëzuar agjendat e tyre për reformat të cilat synojnë të ndërmarrin, parakusht për të siguruar pagesat e para nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i miratuar nga BE-ja në maj të këtij viti.