Rama drejt Turqisë ku e pret Erdogan, mediat turke japin detaje

Lajmi se kryeministri Edi Rama do të niset për një vizitë në Turqi me ftesë nga Presidenti Erdogan, ka bërë që mediet turke të kërkojnë arsyen e kësaj vizite dy ditore.

”Anadoly Agency”, raporton se në njoftimin nga Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, thuhet se në takimet që do të zhvillohen në kuadër të vizitës më 6-7 janar, marrëdhëniet bilaterale midis Turqisë dhe Shqipërisë do të rishikohen në të gjitha dimensionet.

Nga ana tjetër, do të trajtohen hapat që mund të merren për zhvillimin e bashkëpunimit. Bëhet e ditur se gjatë takimeve, do të shkëmbehen mendime mbi zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe lidhjet dypalëshe,.

SHKARKO APP