Rama: Drejt zgjedhjes së delegatëve të Kongresit me energji të reja

Socialistët u mblodhën për nismën “Ti zgjedh” nga qyteti i Elbasanit për zgjedhje të brendshme brenda Partisë Socialiste, të cilat do të mbahen në datë 16 nëntor. Në këtë takim, kryeministri Edi Rama është shprehur se ky është një proces, i cili do të sjellë ripërtëritjen e PS për t’u përgatitur për sfidën e 2021. Numri një i qeverisë tha se është duke shkuar drejt zgjedhjes së delegatëve të Kongresit me energji të reja.

Postimi

Zgjedhjet në PS nuk bëjnë lajm në mediet e zëna me thashetheme, gënjeshtra e të zeza nga vendi e bota, por ato janë një proces me shumë pjesëmarrje, organizatë më organizatë e asamble më asamble, ku Partia Socialiste po ripërtërihet e riorganizohet për sfidën e vitit 2021. Një përgëzim për të gjithë anëtarësinë socialiste dhe për socialistët e socialistet e Elbasanit, që siç tregojnë këto pamje të pasdites së sotme, po shkojnë drejt zgjedhjes së delegatëve të Kongresit me energji të reja pozitive.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?