Rama: Drutë e zjarrit do të shiten me çmimin e para luftës dhe pikë
Në një takim me fermerë dhe banorë të Derviçanit në Dropull, kryeministri Edi Rama ndër të tjera, bëri me dije se drutë e zjarrit do të shiten me çmimin e para luftës. Po ashtu kreu i qeverisë, tha se shumë shpejt qeveria do të nxjerrë një vendim që nuk do të lejojë rritjen e çmimit të druve të zjarrit.
”Dua të bëj një ndërhyrje këtu, tani ne kemi marrë masa ndër vite dhe pyjet e kullotat i kanë bashkitë. Por ndeshin probleme, përshembull tani ministrja po punon dhe për pak ditë do të dalë vendimi, nuk do të lëmë të rrisin çmimin e druve të zjarrit.
Çfarë lidhje kanë që të shiten me dyfish çmimi drutë e zjarit? Nuk e di, vendimi i qeverisë do të jetë që drutë e zjarrit të shiten me çmimin e para luftës dhe pikë. Këtu bashkitë kanë rolin e tyre”.