“Rama duhet ndalur, një hap pranë katastrofës …”

Tomor Alizoti, ish-drejtues i Departamentit të të Përndjekurve Politikë në PD, shprehet se Edi Rama po dëshmon çdo ditë e më shumë se po ecën në rrugën e baballarëve të tij që e dhunuan dhe terrorizuan këtë popull për 50 vjet.

“Tashmë është e qartë se çdo ditë që ai qendron në pushtet është një hap më pranë katastrofës së pakthyeshme. Ky pushtet po bëhet i rrezikshëm ndaj duhet ndalur”, shkruan Alizoti në një postim në rrjetet sociale.

Postimi i Tomor Alizotit

Swiss Digital Desktop Reklama

Pamje të trishta na vijnë nga Kukësi, ku policë të armatosur me armë automatike, po patrullojnë në rrugët e qytetit për të terrorizuar qytetarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pasi ua ka shkurtuar jetët njerëzve me varfëri të skajshme, skamje e mjerim, i terrorizuar nga shpërthimi i indinjatës së të dëshpëruarve që nuk kanë çfarë të humbin, Rama ka vendosur të kërcënojë qytetarët e thjeshtë e të ndershëm me përdhunën e policisë.

Kjo është e turpshme! Një qeveri që pretendon se po pret të hapë negociatat, kërkon të shtypë revoltën e të varfërve me kallashnikovë! Ky nuk mund të jetë një vend europian.

Edi Rama po dëshmon çdo ditë e më shumë se po ecën në rrugën e baballarëve të tij që e dhunuan dhe terrorizuan këtë popull për 50 vjet. Tashmë është e qartë se çdo ditë që ai qendron në pushtet është një hap më pranë katastrofës së pakthyeshme. Ky pushtet po bëhet i rrezikshëm ndaj duhet ndalur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?