Kryeministri: Duhet vënë njëherë e mirë me ligj e zakon vija e kuqe për këdo që…

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në rrjetin e tij social ku shfaqen disa qytetarë, njëri prej tyre duke lyer me bojë një varkë në hapësirë publike.

Krahas pamjeve, Kryeministri shkruan: “Kjo nuk mund të jetë kurrësesi një skenë e zakonshme nga jeta e një lagjeje në qytetet e Shqipërisë 2030 në BE, e jo më një skenë e përditshme as 1 kilometër nga bulevardi i Tiranës.
Dhe këtu nuk është çështja të shkojë ky e të shkojë ai për t’i larguar këta dhunues të jetës komunitare, duke i gjobitur që këta të rishfaqen prapë si në një lojë macja me miun.
Këtu duhet vënë njëherë e mirë me ligj e me zakon vija e kuqe për këdo që e dhunon hapësirën e përbashkët publike me një akt zaptimi, duke bllokuar, ndërtuar, ndotur apo bërë biznes në kurriz të komunitetit, duke e ndëshkuar penalisht për dhunim të bashkëjetesës qytetare.

Shumë shpejt do të kemi një pako speciale ligjore për këtë soj dhunuesish”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?