Rama-Dules: Në Dhërmi nuk kishte kishë

 

Kreu i PBDNJ, Vagjel Dule thirri dje në interpelancë kryeministrin Rama për prishjen e kishës së Shën Thanasit në Dhërmi. “Zoti Rama vajtët në Paris me 4 përfaqësues të komuniteteve fetare për të treguar harmoninë, prandaj nuk do të besoja që do të ndodhte një gjë e tillë. Shembja e objektit fetar nga ju zoti kryeministër u bë natën, firmosët aktin më të errët në lidhje me të drejtat e njeriut Cila është baza ligjore, pasi për moralen nuk po pyes”,- tha Dule. Ndërsa kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij iu përgjigj se objekti të cilin Dule e konsideron si kishë nuk ishte gjë tjetër veçse një stallë, apo garazh që duhej prishur. “Ju e keni përdorur fenë shpesh për të bërë politikë, me ke thirrur ne nje interpelance te gabuar, pasi ajo ngrehinë nuk ka qenë kurrë kishë. Jo çdo objekt kulti meriton që të quhet kishë. Objekti i shembur ishte thjeshtë një ngrehinë e rëndomtë, një lloj stalle, apo garazhi i ndërtuar mbi një monument historik. Askush nuk mund të thoshte që ajo ishte kishë. Prishja e objektit në fjalë ishte akt i zbatimit të ligjit në vazhdën e zbatimit të ligjit në një zonë të rrallë rrënuar nga abuzimi dhe braktisja”tha ai. Ndërsa më pas kryeministri u ndal edhe te origjina e ortodoksve shqiptarë. “Ortodoksët shqiptarë nuk kanë qenë dhe nuk janë kurrë grekë, liria e tyre fetare nuk është në asnjë juridiksion tjetër përveç atij shqiptar. Kisha e Shën Thanasit, jo domosdoshëmrit ortodokse”,- u shpreh Kryeministri Rama.

SHKARKO APP