Rama e “dogji”, Majko e uron për fitoren
Kandidati i Partisë Socialiste, Pandeli Majko ka uruar ka uruar Kryeministrin Edi Rama për fitoren e mandatit të tretë në zgjedhjet e 25 prillit.
Përmes një foto të publikuar në “Facebook”, ai e konsideron fitoren e PS spektakolare.
“Urime miku im Edi Rama për fitoren spektalolare, urime PS! Urime Shqipëri”, ka shkruar Majko.
Kujtojmë që Rama e vendosi Majkon të 19-tin në qarkun e Tiranës, ku mbetet i pasigurt nëse do të jetë pjesë e Parlamentit apo jo. Atij i duhet të grumbullojnë të paktën 10 mijë vota në total për të thyer herësin dhe për të ardhur në kuvend duke zënë vendin e një prej kandidatëve më pak të votuar në 18 emrat e parë.