Rama “e humb” në Durrës: Në Porto Romano kishte derra 246 vjeç që dukeshin si dinosaur e lopë si krokodila
Ditën e sotme në kuadër të mbylljes së fushatës elektorale nga Durrësi, Rama ka nisur të flasë përçart… Teksa herë pas herë ngrinte zërin më shumë seç duhet apo të bënte pasthirrje të pakontrolluara… Në një moment përçartje, Rama tha se kishte parë në Porto Romano, lopë në përmasa krokodili dhe derra që i ishin dukur si dinosaur.
Madje kishte parë edhe një derr që i kishte përcaktuar moshën 246 vjeç. “Zonën e kancerit atje në Porto Romano, ku edhe derrat atje kishte harruar vdekja për t’i marrë. Ishin derrat nga 246 vjeç. Kam shku vetë, i kam pa vetë. Derra, derra që dukeshin si dinosaur, lopë që dukeshin si krokodila,” tha Rama.