“Rama e ka mirë si me Harris, si me Trump”

Strategjisti Dritan Nesho, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për zgjedhjet në SHBA dhe ndikimin e mundshëm në politikën e jashtme, në Shqipëri dhe Ballkan.  Nesho tha se të dy administratat, qoftë ajo e Harris apo e Trump, nuk do të jenë fortë pozitive për faktorin shqiptar në Ballkan.

Ndërsa për kryeministrin Rama ai tha se e ka “blinduar” me të dy administratat e mundshme, për shkak të lidhjeve me Soros dhe me dhëndrin e Trump.

“Në dy vitet e para të administratës Biden, djali i Soros ka vizituar Shtëpinë e Bardhë 28 herë, më shumë se shumica e ministrave dhe Sekretarëve të Shtetit. Është vënë në pikëpyetje nga vetë media amerikane. Mund të them, se si një administratë e Trump apo Harris, nuk do të jenë fort pozitive për faktorin shqiptar në Ballkan.

Edhe njeherë them se kryeministri Rama e ka blinduar me të dy administratat. Si me Harrisin për influencën e Soros. Dhe me Trump nëpërmjet dhëndrit.

SHKARKO APP