Rama e Meta përplasen “në birrari”, LSI: Po favorizoni birrën e importit

 

Deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë kritikuar buxhetin e ri të prezantuar nga Ministria e Financave. Fillimisht ka qenë Silva Caka ajo që ka shprehur pakënaqësinë mbi sistemin e ri të akcizës për pijet alkoolike.

Caka u shpreh sot se është absurditet ose lapsus që qeveria të ngrejë akcizën për birrën vendase, ndërsa ia ul birrës së importit.

Deputetja ka shkuar më tej duke thënë se nuk e kupton sesi ministrat e LSI-së nuk i ngrejnë këto shqetësime në mbledhje qeverie.

Por paketa fiskale e vitit 2016 e prezantuar nga ministria e Shkëlqim Canit ka hasur edhe në ‘rezistencën’ e deputetit Përparim Spahiu.

Spahiu është shprehur kritik duke thënë se është e paqartë rritja e akcizës së prodhimit vendas dhe ulja e atyre të importit.

Spahiu ka edhe kritika të tjera dhe thotë se shpreson që të ketë reflektim.

“Nuk shoh ngacmim fiskal për të rritur investimet e reja, sidomos ato prodhuese, tatim fitimi i pa ndryshuar! Paketa, pa ndryshime në tatimin mbi të ardhurat përsonale!! Shpresoj të ketë reflektim gjatë diskutimit në Komisionin e Ekonomisë”, ka thënë ai.

Janë ende të paqarta këto propozime të Financave dhe interpretimi pritet ditët në vijim, por padyshim që një skemë e tillë e akzicëz do ta dekurajonte prodhimin vendas(java.al).

SHKARKO APP