”Rama e mori mesazhin”, Flamur Noka: Deklaratat e Ahmetajt hapën petët e lakrorit të kr*mit

Nga protesta para Parlamentit, deputeti i PD-së, Flamur Noka tha se demokratët janë të bashkuar. Noka theksoi se  kryeministri Edi Rama nuk do ta bëjë gjumin i qetë.

“Ky bashkimi jonë i ka kallur datën Edi Ramës. Sot ai nuk do ta bëjë gjumin i qetë. Ai mesazhin e mori që në fillim që bashkimi i demokratëve nuk ka regjim që i bën ballë, sepse bashkimi i njerëzve të lirë nuk i bëri ballë as Enver Hoxha dhe nuk mund ti bëjë Edi Rama.

Mesazhi i numrit dy të kësaj organizatës kriminale që është Rilindja i hapi petët e lakrorit të krimit. E dëgjuan të gjithë, e pamë se cfarë tregoi, që kjo ngrehinë nuk ka lidhje me qytetarët. Ajo kryeministria nuk është asgjë, përveçse skutë e mafies dhe e krimit ku bëhen pazare për tju vjedhur”, tha Noka.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?