Rama e quajti gafë, zbardhet vendimi: Gjobë 500 mijë euro shtetit për një aksident me pl*gosje

Një vendim gjyqësor që detyron shtetin të paguajë 500 mijë euro për një aksident pa pasoja për jetën ka ngjallur indinjatën e kryeministrit Edi Rama, i cili e cilësoi “gafë” të drejtësisë. Vendimi për të cilin Rama akuzon drejtësinë është dhënë nga gjyqtari i Vlorës, Hektor Sinanaj në Dhjetor të 2020 dhe është lënë në fuqi edhe nga gjyqtarja e Apelit në Tiranë, Marsela Dervishi gjatë këtij muaji.

Fjala është për një aksident të ndodhur në Gusht të 2017-ës, në kantierin e rrugës Vlorë –Peshkëpi, ku u përfshinë 6 gra, të afërme me njëra-tjetrën. E plagosur mbeti Eglantina Demiraj, pasagjere e vendit të parë, ndërsa të tjerët shpëtuan pa lëndime. Makina që drejtohej nga Nikoll Kacaj doli nga rruga e përfundoi në kanal.

Në vendimin e Gjykatës së Vlorës, ku thuhet se e plagosura Eglantina Demiraj, ka pësuar dëmtime në shtyllën kurrizore, vështirësi në lëvizjen e këmbëve, që sjellin humbje të aftësisë së përkohshme për punë. Aksidenti, sipas gjykatës, ka ardhur si pasojë e punimeve që po kryheshin në rrugë dhe mungesës së sinjalistikës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pala e paditur dhe që sipas vendimit të gjykatës do të duhet të paguajë dëmshpërblimin, është Fondi Shqiptar i Zhvillimit, pavarësisht se punimet në rrugë i ishin besuar një kompanie private. Në vendimin e argumentuar të Gjykatës së Vlorës, shpallur më 24 Dhjetor 2020, faji bie mbi Fondin, pasi “Leja e Ndërtimit ka dalë në emër te këtij institucioni, dhe se ai konsiderohet përgjegjës për zhvillimin e projektit, mbikëqyrjen dhe zbatimin e tij. Çdo dëm i shkaktuar palëve të treta, nga përdorimi i këtij segmenti rrugor, është vlerësuar si një barrë që duhet ta mbajë enti shtetëror.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?