Rama ende asnjë fjalë për vendimin e DASH, Berisha: Ç’të thotë, ai e çoi dosjen në Uashington!

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama pas vendimit të DASH për shpalljen “non grata”

Berisha tha në emisionin “Opinion” se pas kësaj ngjarjeje qëndron Edi Rama, ndonëse ky i fundit nuk ka ende asnjë reagim për vendimin e DASH.

“Pse të reagojë Rama. Tani nuk ka çfarë të thotë. Ka çuar dosjen në Uashington dhe tani është në rregull. Jam i sigurt që e ka çuar Rama. Ajo dosje është bërë në Shqipëri dhe ka shkuar atje. Ata kanë marrë të dhënat nga qeveria shqiptare”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?