”Rama është kandidat i PS në 61 bashki”, Sali Shehu: Ka një pakënaqësi popullore deri në 70 % ndaj qeverisë

Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Sali Shehu thotë se kryeministri Edi Rama është kandidat i PS-së në të 61 bashkitë e vendit, pasi sipas tij, kandidatët e vendosur prej tij janë në shërbim të kreut të ekzekutivit. Për të në këto zgjedhje elementët kriminalë do të jenë pjesë e lojës dhe tha se ata që zgjasin dorën mbi vullnetin e sovranit për të deformuar votën, duhet të ndëshkohen rëndë.

“Vendimet që do të jepen për krimet zgjedhore duhet të jenë transparente. Ato janë vendime që kush zgjat dorën mbi vullnetin e sovranit, duhet të ndëshkohet, ashpër madje.

Përgjithësisht qeverisjet i përdorin grupet kriminale për të kompensuar mbështetjen që kanë në popull. Këto bashki e kanë këtë problematikë. Por ju e dini që zgjedhjet janë sofistikuar, nuk ka më përplasje, por ka mekanizma të tjerë që çojnë në ndryshimin e vullnetit të zgjedhësve.

Ka një pakënaqësi popullore deri në 70 % dhe një tentativë të qeverisë për të fituar të 61 bashkitë. Rama është kandidat në të 61 bashkitë, sepse kandidatët janë pa peshë. Elementë që kanë lidhje të forta kriminale, janë pjesë e lojës”, u shpreh Shehu.

SHKARKO APP