Rama: Etilda Gjonaj në krye të listës së PS për qarkun e Tiranës
Aktualitet E Mërkurë, 3 Mars 2021 11:24
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj do të jetë në krye të listës së Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës për zgjedhjet e 25 prillit.
Mësohet se pjesë e listës për Tiranës do të jetë edhe prefekti Toni Gogu. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të programit ‘Drejtësia që duam’.
Ditën e sotme, u mësua se Vasilika Hysi do të largohet nga PS-ja, lajm që e konfirmoi edhe vetë.