Rama: Etriti më bëri të dua një Berishë!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka gjetur kohë për të bërë edhe batuta gjatë fjalimit para Kombëtares në Kryeministri.

Rama i ka falënderuar lojtarët sepse ata bashkuan të gjithë shqiptarët sipas tij, ndërsa falënderoi edhe Etrit Berishën, tha se ai i mundësoi ta donte një Berishë. Kjo si rezultat i rivalitetit politik me Sali Berishën.

“Edhe sikur ju të mos ia kishit dalë, ju do të ishit në maje të futbollit shqiptarë. Ju i bashkuat shqiptarë dhe shkruat një faqe të lavdishme dhe nuk do të ishte ndryshe edhe nëse nuk do të kualifikoheshit”, tha Rama gjatë fjalimit që mbajti para futbollistëve në Kryeministri.

“I jam falur secilit nga ju, që nga Etriti që më dha mundësinë ta dua një Berishë. U jam falënderues që sollët pasionin e Kosovës, forcën e Vlorës, talentin e Shkodrës, Krenarinë e Tiranës dhe ambicien e Preshevës”.

“Nuk e harrova, Lorikun e Shqipërisë, Lorikun e Kosovës, Lorikun e Francës e Italisë, i cili hodhi të gjitha forcat në forcimin e Kombëtares dhe udhëhoqi armatën e De Biasit drejt Francës,” – shtoi kryeministri.

SHKARKO APP