Rama fal gjobat për këmbësorët dhe automjetet: Nga java tjetër ndëshkimet të pakthyeshme
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se falen të gjitha gjobat e vendosura deri tani për këmbësorët dhe automjetet që kanë thyer masat e COVID-19.
Sipas tij ndëshkimet e rrepta dhe të pakthyeshme do të fillojnë nga java tjetër me hyrjen në fuqi të dënimeve të reja pas miratimit të ndryshimeve në Kodin Penal ditën e djeshme në Kuvend.
”Shëndeti mbi të gjitha. Falë jush është krenaria legjitime për bilancin e derikëtushëm për këtë betejë kombëtare.
Së dyti jua them sot se sa keq do të ishim po mos kishim bërë gjithçka kemi bërë këtu. Teksa fillojmë hapemi se secili, çdonjëri prej jush bilanci i sotëm mund të përmbyset nëse harrojmë që armiku i padikshëm është kudo, mes nesh, në çdo moment të përfitojë nga gabimi më i vogël.
Vendosëm një kornizë të re masash ndëshkuese, penale dje në Kuvend.
KA disa tipa që jeta më ka mësuar që nuk ndryhsojnë dhe nuk reflektojnë në asnjë kohë, se nuk i lë mllefi, injoranca, ligësia apo mendësi se mund të japin mend.
Këta tipa qofshin ngelësa tipikë me analista në skype apo me rpofil fallco. U hodhën përpjetë për të mbrojtur demokracinë, nga çfarë nga mbushja e vakumit në Kodin penal që ishte pa asnjë rresht për një situatë epidemia.
Nuk kam asnjë problem me ta, e kanë me veten.Jo unë po as zoti nuk ua zgjidh dot. Dua t”ju siguroj të më beson se Kodi Penal ka vetëm një qëllim mbrojtjen e jetës dhe familjes tuaj nga abuziemt që mund të kërcënojnë secilin prej jush.
Sot dua t’ju jap një provë të thjeshtë për shkak se ndëshkiemt nuk janë as plan për t’u bërë si Enveri as dëshirë e shpirtit tim diktatorial. Për ta forcuar dëshirën kolektive dhe një pakicë nuk mund të lejojë të gërryejë rezistencën dhe të hedhë në lumë gjithë këtë rezistencë duke hedhur në lumë.
Jan ekzekutuar 7 mijë e 107 gjoba për këmbësorët dhe për automjetet të cilat kemi vendosur që t’i falim të gjitha por që nga java tjetër me ndryshimet në Kodin Penal ndëshkimet janë të pakthyeshme.”- tha Rama.