Rama festoi me mijëra qytetarë në shesh, por për Debreshin ngel në fuqi gjoba 50 mln

Kandidati i pavarur në zgjedhje, Elton Debreshi është paraqitur në policinë e Dibrës, lidhur me gjobën 50 milionë lekë që mori gjatë fushatës. Përmes një postimi në facebook, ai bën me dije se kjo gjobë ngelet në fuqi dhe se vjen me urdhër nga lart, duke shtuar se partitë e mëdha kanë bërë fushatë me paratë e oligarkëve.

”Ditën e sotme u thirra ne Drejtorinë e Policisë Dibër ku m’u rikonfirmua se gjoba prej 5 milionë lekesh (të reja) do ngelet në fuqi. Në një shtet ku ligjin e bën më i forti, urdhri nga lart vlen më shumë sesa ndërgjegjja institucionale. Partitë e mëdha, me paratë e oligarkëve, bënë takime elektorale të mëdha. Ne minatorët, me forcat tona, bëmë aq sa mundem të bënim dhe për këtë jemi krenarë”.

Ai shton se kryeministri Rama e festoi marrjen e mandatit të tretë me dhjetëra mijëra militantë në shesh, por askush nuk u kujtua t’i kërkojë llogari për pandeminë. ”Edi Rama e festoi mandatin e trete me dhjetëra mijëra militante ne shesh, por askush nuk u kujtua t’i kërkojë llogari për pandeminë. Përpjekja jonë e përbashkët sapo ka nisur. Do të vijë dita kur pushteti i oligarkëve të përdorë masa edhe më shtypëse sesa gjobat disa-milionëshe. E atëherë, të bashkuar, ne do të jemi gati për t’u përballur me të”.

SHKARKO APP