Rama flet në median e huaj për sukseset e qeverisë: Isha i pari që vesha atlete me kostum
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetën e njohur italiane ”La Stampa”.
Gazetarja e kësaj gazete Letizia Tortello e prezanton kështu në hyrje të intervistës:
”Zyra e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama është një studio artisti, çdo faqe muri është e pikturuar. Paleta bojërash vaji, markera dhe pastele zënë skrivaninë. Ai është ulur dhe vizaton forma të ngjashme me kafshë imagjinare. Të dielën u mbyllën pa dhunë zgjedhjet më të vështira që nga fundi i komunizmit.
Është një fitore e madhe, edhe për mua”, kërkon të thotë.
Por, vetëm një në pesë shqiptarë votoi. Rama, 54 vjeç, flet një italishte të përkryer (meritë e gjyshes, vajzë e një venecianeje – siç thotë).
Mpreh armët kundër presidentit, dhe bën shaka për mënyrën e veshjes:
“Më kanë kritikuar pasi votova i veshur me një xhaketë elegante dhe pantallona të shkurtra me çorape. Kujtohuni që kam qenë i pari që kam veshur atlete me kostum. Sot jam në modë: bëj tendencë”.
KOHA JONË SONDAZH

