Rama flet për kasaphanën e Selenicës: Masakër haluçinante

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë me zë dhe figurë për masakrën e Vlorës me 8 të vrarë, duke theksuar se nëse nuk do të ndodhte ajo në kulmin e sezonit turistik, vendi do të kishte do të kishte numrin më të ulët të vrasjeve në këtë periudhë.

Për sa i përket sigurisë, kemi sezonin turistik me shifrat më pozitive. Në rast se nuk do të kishim atë tragjedinë e Vlorë, ku patëm 8 të vrarë, në një masakër haluçinante, do të kishim numrin më të ulët me diferencë të vrasjeve në këtë periudhë. Pa llogaritur faktin që kemi qenë efektivë me këto krimet e vogla”- u shpreh kryeministri Edi Rama.

Deklaratat e kryeministrit u bënë në Shëngjin në kuadër të “Sezonit turistik 2018”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Masakra në fshatin Resulaj të premten e 10 gushtit u mori jetën 8 pjesëtarëve të familjes Zykaj, ndërsa autori është 24 vjeçari Rivdan Zykaj, nga i njëjti fis. Ai vrau me automatikë 8 vetë, mes tyre tri gra dhe dy fëmijë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fillimisht, Ridvani vrau Demir Zykaj 75 vjeç dhe gruan e tij Perie, 72 vjeç. Më pas, ai ka shkuar në banesën e Besimit (djalit të Demirit) dhe ka shkrepur automatikun, drejt Besim Zykajt 43 vjeç bashkëshortes së tij Vasilika 42 vjeç dhe dy fëmijëve Sara 16 vjeçe dhe Ledioni 8 vjeç.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?