Rama flet për kundërshtitë me Kurtin për “Open Balkan”: Nuk na pengojnë bashkëpunimin

Në konferencën e përbashkët për mediat me holomologun nga Kosova, kryeministri Edi Rama zgjodhi simbolin kombëtar, shqiponjën e flamurit, për të komentuar marrëdhëniet mes dy vendeve lidhur me qasjet e ndryshme që kanë për “Open Balkan”.

Mendimi i Shqipërisë, i kësaj qeverie, lidhur me Kosovën dhe Serbinë nuk është as sekret as i panjohur. Është i njëjti mendim që e kam shprehur edhe në mes të Beogradit. S ka asnjë dilemë.
Sa i përket Ballkanit të Hapur, kemi dy qasje të ndryshme, por duhet edhe ju edhe të gjithë të mësohen me faktin që mund të mos mendojmë njësoj po kjo s’na pengon të vendosim të gjitha forcat për të bërë së bashku gjërat e duhura.

Mendoj që këto opinione të ndryshme në raport me Ballkanin e Hapur s’përbëjnë pengesë për të fuqizuar marrëdhëniet mes nesh. Nëse më lejoni t’i referohem shqiponjës është një trup i vetëm ku njëra kokë sheh nga njëra anë, e tjetra nga ana tjetër, por është një trup që qëndron drejt. I kontrollon me sy të dy anët. Është një vlerë e shtuar në këtë rast, në këtë periudhë që jemi një shqiponjë me dy koka. Shqiponja e informuar në 360 gradë, ndaj mos kini asnjë shqetësim se mund të kapet në befasi. Kur të jemi me një kokë, rreziku është të kafshojmë veten. Unë jam optimist për zhvillimin e marrëdhënieve tona, këndvështrimin strategjik”, u shpreh Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?