Rama flet për pensionet me tabelë. Fevziu: Do i rrisësh?
Ka patur replika mes gazetarit Blendi Fevziu dhe kryeministrit Edi Rama sonte në “Opinion” sa i takon pensioneve. Rama e shpjegoi përmes një tabele me statistika nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore, situatën ekonomike të vendit.
Edi Rama: Shikoje borxhin sot, të dhëna nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Mos harro se kemi pasur tërmet, pandemi.. Shiko mesataren e rajonit…
-Do i rrisësh rrogat e pensionet apo jo?
Edi Rama: Pse nuk kam premtuar, më nxirr premtime për rritje pensionesh më përpara. U kam thënë që do bëjmë çmos të rrisim mundësitë.
-E ke premtuar para 2013-ës.
Edi Rama: O zot! Sot kemi mundësi që të flasim për pensionet…
-Sa do rriten pensionet?
Edi Rama: Këtu kemi shpenzimet në sektor, shikoje sa e kemi rrit mbrojtjen sociale. Ka qenë 870 mln euro dhe është 1 mld e 900 euro.
-Shko njëherë në supermarket shiko çmimet. Ato janë tabela me ngjyra, si vizatimet e tua…
Edi Rama: Pse ma banalizon tani?! Kështu flitet për ekonominë, jo me hamendje. Ti merri e verifikoji.
-Ku ta verifikoj?!
Edi Rama: Banka Botërore, vazhdojmë…
-Ore si do jetojë zonja me 200 mijë lekë?
Edi Rama: Unë po flas me zonjën, jo me ty. Po i them se si është situata, si ka qenë dhe çfarë mund të bëjëm ne për pensionet. Këto janë shpenzimet në raport me rajonin.