Rama flet për studentët: Ne jemi mundësia e vetme për kërkesat e tyre
Partia Socialiste ka mbledhur prej orës 10:00 Asamblenë Kombëtare, një mbledhje kjo jashtë radhe. Mbledhja do të nisë me fjalimin e kryetarit të PS dhe njëherazi kryeministrit të vendit, Edi Rama dhe në axhendë janë parashikuar plot 8 pika, kryesisht me karakter organizimin e PS-së në bazë përpara zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.
Më konkretisht, ndër to vlen të theksohet riformatimi i strukturave organizative vendore socialiste, ndërsa pritet të miratohet krijimi i regjistrit dixhital të PS, krijimi dhe funksionimi i shtabeve elektorale në të gjitha nivelet për zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019, thirrja e kongresit të PS në datën 30 mars 2019 si dhe miratimi i vendimit për ngritjen e grupit të punës për statutin e ri të PS.
Të hënën PS mblodhi Kryesinë ku u diskutua protesta studentore dhe shkaqet që e sollën atë, roli i FRESSH ndaj të cilëve kryeministri nuk kurseu as kritikat për punën e dobët në informimin e studentëve dhe të rinjve për ligjin e Arsimit të Lartë, korrigjimi i gabimeve në qeverisje etj. Ndërsa sa i takon ndryshimeve në qeveri, të lakuara jo pak nga media dhe opinionistë, kreu i qeverisë tha se çdo gjë do të vijë hap pas hapi.
KOHA JONË SONDAZH

