Rama ”foli” turqisht me ministrin grek, Milo: E pashë në siklet. Çështja çame e ngrirë

Vizita e shefit të diplomacisë së Greqisë, për ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo thotë se të dy palët janë të interesuar për zgjidhjen e çështjes së kufirit detar pasi Greqia ka dhe një konflikt të hapur me Turqinë.

“Shqipëria e ka një përvojë në këtë drejtim. Gjykata Ndërkombëtare ka gjykuar në 1947-49 incidentin e kanalit të Korfuzit. Në korrik 1947 të dy palët (Britani-Shqipëri) ranë dakord që Hagës t’i drejtojnë dy pyetje. Një pyetje ia drejtoi pala britanike dhe një tjetër pala shqiptare. Të dy palët do të shkojnë me një marrëveshje kompromisi se çfarë pyetjesh dhe çështje do të ngrenë para gjykatës. Gjykata Ndërkombëtare ka një ekspertizë shumë të madhe sepse janë gjykatësit më me integritet dhe me shumë përvojë dhe kanë ekipe ndihmëse. Në një gjykim të një trupe ndërkombëtare të mirënjohur, ke shanse që të ketë një gjykim objektiv dhe profesionist”, tha Milo për ”Euronews”.

Çështjen çame, ish-ministri i Jashtëm e konsideroi si një temë të ngrirë dhe tha se ajo mund të rihapet në kuadër të drejtave të njeriut vetëm pasi Shqipëria të jetë anëtare e BE-së. Deklaratën në fund të kryeministrit, Rama që foli në greqisht, shqip dhe turqisht e interpreton si një moment të sikletshëm për kreun e qeverisë shqiptare.

“Është një çështje e ngrirë çështja çame për fat të keq. Nuk ka gjetur përgjigje dhe për rrjedhojë e quaj një problem të ngrirë. Rama është ndjerë paksa në siklet e lexona në fytyrë shqetësimin që u krijua. Nuk ka dashur që të ndërhynte dhe të mbronte njërën palë por e përmbylli me atë fjalën “ejvallah”. Nuk mendoj se do të ketë një ligj të posaçëm për heqjen e ligjit të luftës në parlamentin grek”, shtoi Milo.

SHKARKO APP