Rama foto me skuadrën drejtuese të OSBE-së (VIDEO)
Pas marrjes së kryesisë së OSBE nga Shqipëria, u realizua edhe një fotogaleri familjare. Kryeministri Edi Rama, bashkë me ekipin e Shqipërisë që do të kryesojë OSBE përgjatë 2020, Thomas Greminger, ministrin e Jashtëm Gent Cakaj apo ambasadorin në Shqipëri, Bernd Borchardt, realizuan këtë foto. Kreu i qeverisë pas fotove pyeti se nga sa kombësi përbëhej ekipi? Zbuloi se përbëhej nga plot 10 kombësi bashkë me shqiptarët që përbëjnë 60% të saj. Nuk munguan dhe batutat teksa fotografit iu desh të hipte në shkallë për të fotografuar kryeministrin e Shqipërisë dhe ekipin drejtues të OSBE.