Rama: Fredi Beleri po kërcënon emigrantët me letrat greke

“Do helenizoj Himarën”, kjo deklaratë e Fredi Belerit, kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, nuk ka kaluar pa vëmendjen e kryeministrit Edi Rama i cili nga Kamza ka zgjedhur që t’i përgjigjet ashpër. Rama thotë se Beleri ka nisur kërcënimet se kush nuk e voton do ua grisë letrat greke.

Për këtë arsye, kreu i qeverisë thotë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë duke thënë se ai është personi që ka mbajtur marrëdhënie shumë të mira me Greqinë fqinje, e që sipas tij, nuk ka nevojë për “sekser”, siç e quajti Belerin.

Por vetë kandidati Beleri ka mohuar të ketë bërë një cilësim të tillë, duke theksuar se fraza e tij është përkthyer gabim nga greqishtja. “E vërteta e deklaratës është deformuar nga stafi i PS, nga montazhierja e PS. Është ndryshuar përkthimi nga greqishtja në shqip, nuk është i njëjti kuptim.

Nuk kam thënë asnjëherë për helenizimin e Himarës, kam thënë tekstualisht nga greqishtja që në Himarë jetojmë si grekë në minoritarët, këtu e shumë shekuj. Problemet kryesore të Himarës nuk janë as helenizimi dhe as shqiptarizimi, problemet kryesore janë vjedhja masive e pronës, shpopullimi i Himarës edhe pse është një nga bashkitë më të pasura”,-tha për ”Tv Klan”.

SHKARKO APP