Rama ftesë Mediut: Organizo takimin dhe unë do të marr pjesë

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në seancën e kësaj të hëne Kuvend, pasi dëgjoi fjalën e deputetit dhe kryetarit të PR-së Fatmir Mediu, se politika duhet të bëhet një për nisma madhore, tha se e mbështet totalisht këtë nismë.

Po ashtu Rama ftoi kreun e Partisë Republikane që të organizonte një takim me opozitës dhe maxhorancës dhe u shpreh se do të merrte pjesë pa asnjë mëdyshje.

”Jam dakord që ky shtet në çështje madhore politika të fliste me një gjuhë. Arsyeja pse nuk kemi arritur tek kjo gjë asnjëherë nuk ka rëndësi t’i shtjelloj. Nuk dua të zgjatem në këtë pikë, por nëse Mediu merr një nisme për të organizuar një nismë për një takim të përbashkët të të gjitha forcave politike, unë garantoj që të marrë pjesë pa pyetur se kush do vijë dhe kush nuk do vijë. Kjo nismë do të ishte e shkëlqyer”.

SHKARKO APP