Rama fton Fatos Nanon

 

Festën e përvjetorit të themelimit, Partia Socialiste do ta organizojë nesër, pra të hënën. Festa u shty nga 12 qershori ,kur është data e saktë, për shkak të fushatës elektorale. Themelues e figura të njohura të saj janë ftuar të marrin pjesë në ceremoninë që do të zhvillohet në Teatrin Kombëtar. I ftuar është dhe kryetari i parë i saj dhe lideri historik i të majtës, Fatos Nano. Nuk dihet nëse Nano do të shkojë në festë, pasi ai nuk ka marrëdhënie të mira me pasuesin e tij, Edi Rama.

Por Edi Rama e do edhe Nanon nesër në festë dhe ka dërguar një negociator që ti jap ftesën dhe ta bind që të jetë i pranishëm.

Konflikti Rama-Nano filloi në kongresin e jashtëzakonshem të PS-së kur Nano dha dorëheqjen për shkak të humbjes së zgjedhjeve në korrik 2005, por  vetë Nano nuk mori pjesë në kongres. Nga Selaniku Fatos Nano lëshoi mesazhin që të mos zgjidhej Edi Rama, ndërkohë që Rama ia doli falë një marrëveshje me Gramoz Ruçin dhe Ben Blushin. Delegatët nuk donin pasi i merrte Nano me telefon ose u dërgonte sms, por Gramoz Ruçi bëri presion me dorëheqje si sekretar i përgjithshem dhe kongresi u drodh nga frika e një përçarje të madhe dhe zgjodhi Edi Ramen kryetar të PS-së. Që nga  ajo kohë Edi Rama i është mirënjohës Ruçit, kurse Blushin e ka larguar edhe për shkak se mund të jetë më vonë konkurenti për kryetar i PS-së.

Të hënën datë 29 qershor do të jetë festa e PS dhe hija e Nanos do të jetë tek pragu i festës.

SHKARKO APP