Rama fton mësuesit në pension: Rikthehuni në arsim, punoni me orar të reduktuar

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij, ku mori pjesë në inaugurimin e rikonstruktimit të shkollës “Babë Dudë Karbunara” në Berat, tha ndër të tjera se paga mesatare sot e një mësuesi është 950 euro. Rama ka ftuar të gjithë mësuesit pensionistë që duan të punojnë, të kthehen të japin mësim me orar të reduktuar.

Ne po punojmë intensivisht për këtë, me qëllim që të fillojmë integrimin e pensionistëve në hapësirën e rritjes ekonomike gjithëpërfshirëse”, tha Rama.

SHKARKO APP