Rama-gazetarit: Ka momente që jam i hidhur! Unë fushatën time e kam 4 vjet, jo 3 muaj
Kryeministri Edi Rama pati edhe një “debat” me gazetarin Mentor Kikia. Teksa gazetari ndërhyri gjatë fjalës së tij, Rama tha me ironi se është e vështirë që të marrë fjalën nëpër studio ndërkohë që e cilësojnë si autokrat.
Ai iu drejtua Kikias duke i thënë se “do të durosh edhe pjesën time se ka momente që nuk jam i ëmbël, por i hidhur”. Më tutje, Rama vijoi në përgjigje të akuzave se po bën fushatë me “folklor” teksa tha se takime mbajnë qark më qark. Rama shtoi se fushatën e tij e ka katër vjet dhe jo tre muaj.
“Më lër ta jap përgjigjen. Ju tani i ngrini të gjitha hipotezat e juaja. Unë iu dëgjoj me respekt pavarësisht se në një pjesë të tyre nuk bën sens. Sa filloj e flas menjëherë ndërpriten. Ore është luftë për të marrë fjalën nëpër studio. Unë jam edhe njeriu që prezumohen që iu shtyp juve nga mëngjesi deri në darkë se jam edhe autokrat ça është kjo histori, më lër ta mbaroj. Do të durosh edhe pjesën time. Nuk jam i thjeshtë tani. Do të durosh edhe pjesën time. E di që ka momente që nuk jam i ëmbël, ka momente që jam i hidhur dhe s’kam ça bëj. E kam problem kur duhet të trajtoj non sens”, u shpreh Rama.
KOHA JONË SONDAZH

