Rama hap shtëpinë e Hoxhës për qytetarët (VIDEO)
Kush ka kaluar nga rruga ”Ismail Qemali”, këto ditë do të ketë parë se në shtëpinë e ish-diktatorit Enver Hoxha, e ndodhur në zonën e ish-bllokut, ka patur lëvizje (punime).
Ndërsa sot, u mësua se bëhet fjalë për hapjen e shtëpisë për qytetarët. E ka njoftuar kryeministri Edi Rama, përmes një njoftimi në facebook, aty ku ka thënë se shtëpia e ish-liderit komunist, Enver Hoxha, do të hapet për t’u vizituar nga të gjithë qytetarët si një shtëpi muze.
”Një rrugëtim i ri muzeal, me vëllimet më të rralla dhe më të moçme të trashëgimisë sonë humaniste dhe shpirtërore, ju pret prej kësaj fundjave e deri me 20 maj, në zemër të Tiranës, për të përjetuar nëpërmjet shqisave, një rrefim unik të Shqipërisë së vlerave dhe qyteterimit, në zemër të Europës! Përmes një Urtësie të Pashuar. Vila 31 (ish-rezidenca e diktatorit) të premte, 4 maj, prej orës 20.00-22.00 dhe prej datës 5 maj-20 maj, prej orës 10.00-22.00”,-shkruan Rama.
KOHA JONË SONDAZH

