Rama hap thesin me shpërblimet, reagon Celibashi: S’vlerësojmë fjalët, por vendimmarrjet

Pasi dje qeveria hapi thesin me shpërblime, kryekomisioneri Shtetërori Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, këtë të enjte la të hapur mundësinë e ndëshkimit të kryeministrit Edi Rama për vendimet e marra prej tij për rritjen e pagave dhe shpërblimin për pensionistët. Në një konferencë për mediat, ai tha se kur të ketë dokumentacionin e plotë do të marrë vendim nëse është shkelur Kodi Zgjedhor apo jo.

“Në momentin që do të ketë një proces të tillë, pra një akt qoftë të qeverisë, apo kryeministrit apo të një ministrie atëherë do të disponojmë me vendim sepse nuk do të ishte e udhës që në momentin që flasim kur akoma ne nuk e kemi veprimtarinë të jepnim gjykime apo vlerësime.

Nëse do e bënim këtë nuk do të ishim në rolin tonë si Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve apo edhe në rastin konkret. Nuk kemi një vendim por deklarime.

Deklarimet janë deklarime. Ne nuk vlerësojmë deklarimet e drejtuesve publike apo funksionarëve, përjashto rastin kur janë pjesë e një veprimtarie publike që nuk është ky rasti. Do të vendosim kur të jetë momenti. Në momentin që do të kemi hapur veprimtarinë publike do të vendosim”.

SHKARKO APP