Rama hedh batuta me ish-deputetin demokrat: S’të ndahet më zemra nga PS
Gjatë asamblesë së Partisë Socialiste në Njësinë nr.7 në Tiranë, kryeministri Edi Rama nuk i kurseu ironitë për Partinë Demokratike.
“Ka vetëm një arsye pse ne i arrijmë 83 mandate, sepse ne kemi parti. Ata s’kanë parti. Atje kanë marrë fund partitë. Nuk ka parti atje që të mblidhen kështu siç mblidhemi ne me kryetarë organizatash. Ku kanë ata? Kjo është një forcë e madhe që kemi, duhet ta përmirësojmë, duhet ta freskojmë, duhet ta motivojmë, sepse kjo është forca jonë.
Ja ku është dhe ai ballisti Halit Valteri. Kujtonte se kishte parti, ika thoshte ika nga Partia Demokratike. Po nga ç’parti ike? Ike nga një hale atje.
Edhe erdhe gjeti parti këtu. Dhe nuk i ndahet më zemra nga PS, ballist është deri në fund. Të marri dhe ca të tjerë? T’i marrë po ku ti marri? Ne i presim të gjithë, mirë se të vijnë. Ne i duam të tërë të vijnë këtu. Në rregull jemi. Këto kisha unë”.
KOHA JONË SONDAZH

