Rama hesht për tërmetin në Korçë, gazetari: Kjo është fytyra e vërtetë, turp
Kanë kaluar disa orë nga tërmeti që preku zonën e Korçës dhe dëmtoi rreth 100 shtëpi ditën e sotme.
Teksa banorët dhe gjithë shqiptarët janë solidarizuar me njëri-tjetrin, e veçanërisht me të prekurit nga tërmeti, i vetmi që nuk ka folur ende është Kryeministri Edi Rama.
Heshtja e tij mund të ketë prekur shumë persona, por njëri prej tyre, gazetari Dritan Kaba, nuk ka nguruar t’i drejtojë dy fjalë kreut të qeverisë, i cili ditën e sotme ka mitingun e hapjes së fushatës elektorale.
Sipas gazetarit, për Ramën ka rëndësi imazhi, jo jetët e shqiptarëve që u plagosën e u dëmtuan nga tërmeti.
Ai shkruan:
KALUAN 10 ORE DHE ASNJE FJALE PER TERMETIN NGA KRYEMINISTRI!
Kryeministri ben letra qe pa gdhire, por ende nuk ka thene nje fjale per personat e plagosur nga termeti!
Kjo eshte fytyra e vertete e Edi Rames. Sot ai ka mitingun e hapjes se fushates per votime, jo per zgjedhje,keshtu per te ka rendesi imazhi jo jetet e shqiptareve.
Nuk e di edhe sa do durojne shqiptaret?
Ky njeri qe del mbron çdo kriminel, çdo oligark me vrap, qe ne sekonden e pare, nuk thote nje germe per femijet qe iu rrezikua jeta tek spitali i pediatrise megjithese sot eshte 1 qershori.
Ky Kryeminister nuk do ta prishe “festen” e tij me te tilla “banalitetete”.
TURP PER JU KRYEMINISTER!
KOHA JONË SONDAZH

