Rama homazhe në vendin ku humbi jetën Luigj Gurakuqi në Bari
Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm sot në homazhet në përkujtimoren e vendosur në vendin ku humbi jetën shqiptari i madh Luigj Gurakuqi në Bari.
Rama, i shoqëruar nga ministra të kabinetit qeveritar, ka vendosur një kurorë me lule në vendin përkujtimor, ndërsa më pas kanë bërë edhe një foto të gjithë së bashku.
Kujtojmë se kryeministri Edi Rama që prej ditës së djeshme është për një vizitë zyrtare në Itali, në kuadër të 30-vjetorit të eksodit shqiptar.