Rama hyn me makinë në Kuvend, Basha mbërrin në selinë e PD

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Kuvend për të marrë pjesë në seancën plenare të parashikuar për në orën 10:00. Rama ka hyrë me makinë deri në oborrin e godinës, aty ku ndodhet një bot i madh uji i policisë, që synohet të përdoret kundër protestuesve.

Në Kuvend më herët kanë hyrë deputetë të rinj nga lista e LSI-së, të cilët pranuan të merrnin mandatet e dorëzuara.

Ndërkohë, kryetari i opozitës Lulzim Basha mësohet se ka hyrë në selinë e PD-së, prej nga do të niset për të drejtuar protestën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?