Rama i dha pension dhe e quajti vrasjen aksidentale, familjarët e Klodian Rashës: Paratë do i japim për bamirësi!

Ka përfunduar vizita e kryeministrit Edi Rama në familjen e Klodian Rashës, 25-vjeçarit, i cili u qëllua për vdekje nga një efektiv policie në orët e para të mëngjesit të datës 8 dhjetor. Në dalje Rama nuk ka dashur që të japë asnjë prononcim për mediat. Ndërkohë, Fax raportoi se jashtë kamerve, familjarë të Klodian Rashës, janë shprehur se pensionin e posaçëm të dhënë nga qeveria për familjen e 25-vjeçarit do e japin për bamirësi.

Megjithatë, ende për vizitën e tretë nuk ka reaguar babai i Klodian Rashës. Ditën e djeshme, vendimin për pensionin dhe quajtjen e vrasjes si aksidentale, Qazim Rasha e cilësoi si një vrasje për herë të dytë nga shteti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?