Rama i falimentoi ekonominë dhe financat e vendit

Nga: Koço Kokëdhima

Ministrja e Financave, Anila Denaj, konfirmoi sot se për vitin 2020 nuk do të ketë rritje pagash, ndërsa do të reduktohen investimet publike. “Për vitin në vijim, konteksti i rritjes së pagave nuk është parashikuar, por kjo nuk do të thotë që, në varësi të treguesve makroekonomikë, të mos realizohet. Investimet do të jenë në ulje sepse vijmë nga një bazë më e ulët e këtij viti në raport me përfundimin e vitit”-theksoi ministrja e Financave.

Projektbuxheti i vitit 2020 pritet të jetë më negativi i viteve të fundit, si në drejtim të të ardhurave ashtu dhe të shpenzimeve, sidomos atyre për investime. Të ardhurat buxhetore pritet që të jenë në rënie, nga 28.5% e Prodhimit të brendshëm Bruto (PBB) në 2019-n, në 28% të PBB-së në vitin 2020. Me ulje pritet të jenë të ardhurat nga TVSH-ja, tregues i rënies së konsumit.

Do të rriten shpenzimet për pagat e administratës, por asnjë qindarkë nuk do të ketë për politika të reja pagash. E megjithatë qytetarët do të paguajnë nga taksat e tyre mbi rreth 120 milionë euro për 14 kontratat koncensionare me PPP që Rama ua ka dhënë klientëve të vet.

Përpos këtyre shifrave të kolapsit financiar qeveria thotë se buxheti i vitit 2020 do të jetë 6.2% më i lartë se buxheti i vitit 2019 dhe se rritja ekonomike do të jetë 4.1%.

Partia ‘Zgjidhja’ e kishte paralajmëruar falimentimin e ekonomisë dhe të financave të vendit. Buxheti i shtetit shkon për luksin dhe korrupsionin e qeverisë dhe ndahet me disa klientë të kryeministrit. E ashtuquajtura rritje ekonomike është mashtrim dhe farsë e qeverisë. Rritja ekononike prej vitesh është zero dhe shifrat e qeverisë janë gënjeshtra dhe manipulime. Shqipëria nuk ka qenë kurrë kaq e varfër dhe e vjedhur për qytetarët dhe bizneset.

SHKARKO APP