Rama i jep një post ish-deputetit të PD, u tërhoq nga kandidimi më 25 qershor

Kryeministri Edi Rama duket se nuk ka harruar të shpërblejë një prej kandidatëve të PD-së për deputet në zgjedhjet e fundit parlamentare, i cili u tërhoq nga kandidimi.

Fjala është për Lefter Maliqin, i cili ishte deputet i PD-së, në legjislaturën 2009-2013, por në 25 qershor të 2017 u tërhoq nga gara, pasi u rendit i 3-ti në listën e kandidatëve për Qarkun e Beratit.

Maliqi, ndërsa shprehu pakënaqësi për vendin në listë deklaroi në atë kohë tërheqjen, edhe pse afatet për ndryshimin e listës së kandidatëve kishin përfunduar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Madje Maliqi u angazhua në një fushatë pro Edi Ramës dhe këtë e argumentoi me faktin se shkoi pas elektoratit të tij në Berat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duket se angazhimin në fushatë, Kryeministri nuk e ka harruar, çka duket se ia ka thyer në emërimin e postit të zv.Drejtorit të Burgjeve, institucion që drejtohet nga një ish-deputet i PS-së, që nuk u rikandidua nga Rama në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?