Rama: “I kërkoj falje familjes së Klodianit. Policia ime është më e mira”. Jashtë kryeministrisë nis protesta
Kryeministri Edi Rama deklaroi në një mesazh publik për vrasjen e 25-vjeçarit se i kërkonte ndjesë familjes së viktimës në emër të shtetit dhe premtoi se do të bënte drejtësi.
“Pavarësisht se arma është shkrepur nga një njeri, arma ishte e shtetit”,- tha Edi Rama. Kryeministri tha se ngjarja nuk ka lidhje me misionin e Policisë së Shtetit. “Sapo kam zbritur në Tiranë kam shkuar në familjen e të ndjerit dhe jam prekur pa masë. Babai i tij më tha “asnjë lule nuk mund të preket në emrin e tim biri, duam drejtësi”. I shpreh ngushëllimet. Fjalët janë të pafuqishme para boshllëkut që po ndjen baba, nëna. Përveç ndjesës dhe ngushëllimit, asgjë tjetër nuk mbetet pas një jete të humbur. Efektivi ka vrarë një njeri krejt pas një lidhje me ndonjë mision apo objekt të Policisë së Shtetit në atë vend”,- tha kreu i qeverisë.
Pas ndjesës, kreu i qeverisë tha se Policia e Shtetit që ka nderuar qeveria e tij është modeli më i mirë i shërbimit ndaj shtetit. Ai solli në vëmendje dhunën e qytetarëve ndaj policisë duke thënë se është e pajustifikuar.
“Me lejoni të bëj reflektimin tim. A ka qenë Policia e prirur që të tejkaloi ushtrimin e forcës siç u akuzua nga Presidenti? A kanë shfaqur shenja vetëkënaqësie duke ndikuar negativisht? Përgjigja ndihmon këto që do të jetë objektiv. Ose për të konfirmuar moslidhjen me Policinë e Shtetit me drejtuesit përfshirë edhe ministrin e Brendshëm. Shikoni Ina Nukën që humbi gishtat e dorës, sapo kishte nisur punën mu tek Parlamenti. Shikoni kolegët 76 të plagosur me kartelë nga goditjet me gurë dhe me sende të forta”,- tha Edi Rama.
Ndërkohë që kreu i qeverisë jepte mesazhin për vrasjen, jashtë Kryeministrisë ka nisur tubimi i qytetarëve që kërkojnë drejtësi për vdekjen e të riut.
Lexoni edhe…
- Shqipëria në këmbë! Protestë në Korçë: Drejtësi për Klodianin! Digjen pemë, gurë e shishe ndaj Bashkisë
- Loja e kryeministrit për të larguar Sandër Lleshin, synon Ballën ose Manjën si ministër
- Vrasja e të riut pse theu orën policore, ”BBC” jehonë protestës
- Në protestë me vajzën 5-vjeçare, djali ish-kryeministrit: Dua të ikë Lleshaj. Më thanë “do vijë shefi…”
- Dhjetori filloi me zjarr, kurse prilli do jetë VULLKAN!
- Policia fillon arrestimet e të rinjve protestues, shpallet në kërkim edhe Stresi
- Numri i dy i qeverisë: Protesta e të rinjve ishte kriminale dhe dhunë e organizuar
- Dy fjalë për shoqatat dhe shoqërinë civile që hesht para një vrasje…
- Ish-ministri i Brendshëm: Gjaku i Klodian Rashës ka nevojë për shpagim moral