Rama i lumtur me punën e Gjiknurit për heqjen e koalicioneve: Shyqyr që ja prishëm trenin opozitës!

Kryeministri Edi Rama në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, teksa foli për gati dy orë është shprehur edhe mjaft i kësanqur me punën e Damian Gjiknurit për ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor.

Duke folur për opozitën dhe koalicionet, Rama u shpreh i kënaqur që i prishi ato, duke i’u referuar partive të shumta në koalicionin e opozitës së bashkuar si “treni”.

“Shyqyr që me Damianin e prishëm atë trenin e madh, se këta janë komplet në një situatë sa qesharake aq dhe të rrezikshme”- tha Rama.

Kryeministri po ashtu gjatë fjalës së tij hodhi kunja mbi koalicioni opozitar, duke u përpjekur që të nxisë përçarja teksa nënvizoi se “ti voton për Lulin po s’merr Lulin, po merr Monikën, Peçin…”

“Luli mezi po mban Saliun. Imagjinoni Lulin kryeministër, Monika shefe llogarie dhe Iliri me dekorata. Dhe Luli si ‘ushtari i mirë Rajan’, që ne duhet ta shpëtojmë. S’e imagjinoj dot një demokrat që niset si te piramidat, ‘jep një merr dy’, e në fund e panë çfarë morën. Shkon nisesh ia jep Lulit votën me gjithë këto listat e deputetëve, se që ti të votosh për ata që do, e di, por që ti të votosh ata që s’do, kjo vetëm me Lulin është parë.

Lulit kjo i vjen nga stresi që ka nga Iliri dhe Monika por s’di si t’i heqë. Ku hiqen ata, ne e dimë çfarë kemi heq, është hall shumë i madh. Shyqyr që e prishëm atë trenin e madh, se këta janë komplet në një situatë sa qesharake aq dhe të rrezikshme. Luli është vetëm pasagjer aty i veshur si ai që i jep lokomotivës. Lokomotivën e lëviz Iliri, Saliu është skrapamento gjithë kohës që ndot dhe ajrin për të shpërndarë panik, Monika është fatorino dhe Luli me kapelen që përshëndet ata që janë në plate”, tha Rama.

SHKARKO APP